“Danilo është më trim se Kurti” – Vuçiq pas ndalimit të djalit nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ndaloi dhe i hoqi bluzën me mesazhe provokuese djalit të presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiq, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ndërsa, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e ka vlerësuar guximin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe e ka cilësuar djalin e tij më të guximshëm se Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Gjatë qëndrimit në Kosovë të Danilo Vuçiq – djali i presidentit serb Aleksandër Vuçiq, Policia e Kosovës e ka ndaluar dhe i ka hequr bluzën me mesazhe provokuese që ai mbante.

Vuçiq është pyetur nga mediat serbe nëse vërtet e kanë ndaluar djalin e tij në Kosovë, ai ka thënë se e kanë bërë edhe në disa raste tjera.

Po ashtu, Vuçiq ka thënë se e vlerëson guximin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe ka shtuar se djali i tij, Danilo, është “më trim” se Kurti.

“Kjo është puna e tyre. E ndaluan tre herë, ia kontrolluan makinën, e ngacmuan. Përgëzoj Albin Kurtin për guximin e tij. Nuk është aq trim kur është rreth meje, por kjo është në rregull… Danilo nuk është i vogël, është më trim se Albin Kurti”, ka thënë Vuçiq siç ka shkruar mediumi Danas.

Pas përfundimit të ceremonisë, e cila u mbajt në Graçanicë, RTV Dukagjini ka siguruar pamjet ku shihet se Policia e Kosovës ka ndalur veturat ku ishte djali i presidentit të Serbisë për t’ia larguar bluzën, e cila mbante mbishkrime antiKosovë.

Danilo Vuçiq pas liturgjisë ishte parë duke lëvizur nëpër qytezën e Graçanicës, i shoqëruar nga një grup serbësh dhe nga pjesëtarë të sigurimit.

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika