Agjencia e inteligjencës ushtarake (FE) në Danimarkë raportoi se vendi po përballet me më shumë kërcënime të jashtme sesa ka përballuar në shumë vite, mes konflikteve gjeopolitike në rritje dhe dyshimeve mbi angazhimin e SHBA-së ndaj sigurisë së Evropës.
“Fuqitë e mëdha të botës po i japin gjithnjë e më shumë përparësi interesave të tyre dhe po përdorin forcën për të arritur qëllimet e tyre”, tha FE në raportin e saj vjetor, duke përmendur Rusinë dhe Kinën midis kombeve që paraqesin sfida për Danimarkën.
Lufta e Moskës kundër Ukrainës po formëson veçanërisht zhvillimin e sigurisë thuhet nga kjo agjenci, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.
“Në të njëjtën kohë, është shfaqur pasiguri në lidhje me rolin e Shteteve të Bashkuara si garantuese e sigurisë evropiane, dhe kjo do të rrisë gatishmërinë e Rusisë për të intensifikuar sulmet e saj hibride kundër NATO-s”, tha FE.
“Kërcënimi ushtarak nga Rusia ndaj NATO-s do të rritet, edhe pse aktualisht nuk ka kërcënim për një sulm të rregullt ushtarak kundër Mbretërisë së Danimarkës”, shtoi ajo.