Danimarka rrit kontrollet kufitare pas djegieve të Kuranit

Kontrollet kufitare në Danimarkë janë forcuar pas akteve të djegies së Kuranit, veprim i cili ka shkaktuar tensione të mëdha dhe shqetësime në botën myslimane, ndërsa autoritetet përgjigjen me masa të ashpra për të adresuar situatën e sigurisë dhe ndaluar kërcënimet e mundshme

Një protestues duke e djegur Kuranin në Suedi më 28 korrik 2023, gjatë festës së Kurban Bajramit.

Në një përpjekje për t’i adresuar tensionet dhe kërcënimet ndaj sigurisë pas akteve të djegies së disa kopjeve të Kuranit, Policia e Danimarkës ka vendosur t’i rrisë kontrollet kufitare.

Një vendim të ngjashëm ka marrë edhe Suedia, gjatë kësaj jave.

Aktivistët kundër islamit në Danimarkë dhe Suedi i kanë dëmtuar dhe djegur disa kopje të Kuranit – libër i shenjtë për myslimanët – dhe diçka e tillë e ka zemëruar botën myslimane dhe janë rritur kërkesat që qeveritë t’i ndalojnë këto veprime.

Ministria e Drejtësisë e Danimarkës ka bërë të ditur se ky hap i rëndësishëm është marrë për të parandaluar kërcënime të ndryshme, duke përqendruar vëmendjen te hyrjet në vend. Kontrollet kufitare më të ashpra pritet të jenë në fuqi deri më 10 gusht.

“Autoritetet besojnë se është e nevojshme në këtë kohë që ta rrisim fokusin se kush hyn në Danimarkë, në mënyrë që t’iu përgjigjemi kërcënimeve specifike”, ka thënë Ministria e Danimarkës përmes një deklarate.

Ministri i Drejtësisë, Peter Hummelgaard, ka shprehur dënimin e qartë ndaj aktit të djegies së Kuranit dhe ka deklaruar se kjo ngjarje ka ndikuar në situatën aktuale të sigurisë.

Sidoqoftë, një diskutim ka nisur në shoqëri lidhur me ndalimin e veprimeve të tilla, me kritikë që shqetësohen për lirinë e shprehjes të garantuar në kushtetutë.

Për myslimanët, Kuranit është libër i shenjtë që përmban fjalën e Zotit, ndaj djegia e tij është një ofendim i thellë për ta.

Ndërkohë, qeveritë e Danimarkës dhe Suedisë po shqyrtojnë mundësinë e hartimit të ligjeve të reja që do të ndalonin veprimet e tilla të dhunshme dhe ofenduese ndaj Kuranit.

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim në nivel ndërkombëtar dhe po ndez debatet lidhur me kufijtë e lirisë së shprehjes dhe respektit ndaj besimeve të tjera.

Vendimet e marra nga autoritetet e Danimarkës dhe Suedisë do të ndjekur me vëmendje nga komuniteti ndërkombëtar, duke synuar të gjejë një balancë midis sigurisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika