DASh-i përsërit se dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë përpara

Departamenti amerikan i Shtetit ka theksuar se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet e vetmja rrugë për një marrëdhënie paqësore dhe produktive në mes të Kosovës dhe Serbisë

Departamenti Amerikan i Shtetit -DASH

Departamenti amerikan i Shtetit përsëriti se e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë është në institucionet e Bashkimit Evropian dhe se dialogu në mes tyre, i ndërmjetësuar nga BE-ja, është “e vetmja rrugë përpara”.

I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë për të komentuar kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për Kosovën, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka thënë se ShBA-ja “vazhdon të mbështesë fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rrugë për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe produktive ndërmjet dy vendeve”.

Gjatë një adresimi në fund të javës së kaluar, Vuçiq kërkoi riintegrimin e serbëve në institucionet e Kosovës, përfshirë kthimin e tyre në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun, kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës.

Komunat në këtë zonë të banuar me shumicë serbe, aktualisht, udhëhiqen nga shqiptarë, pasi banorët lokalë i bojkotuan zgjedhjet.

Kryetarët serbë, ashtu si edhe zyrtarë të tjerë të komunitetit në veri dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022, kur tensionet ishin të larta për shkak të vendimit të autoriteteve të Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i komentoi kërkesat e Vuçiqit, por kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili vjen nga partia e Kurtit, tha se ato janë antikushtetuese.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit u bëri po ashtu thirrje Kosovës dhe Serbisë që “të përmbahen nga retorika e mëtejshme përshkallëzuese, veprimet e pakoordinuara apo aktet legjislative që bien ndesh me normalizimin e marrëdhënieve të tyre ose që rrezikojnë stabilitetin dhe sigurinë”.

Takim i ri i kryenegociatorëve në Bruksel, BE-ja pret angazhim konstruktiv

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika