Dedaj vazhdon dëshminë: Kërkova që seanca të jetë e mbyllur që të mos më rrezikohet familja

Ish-ambasadori, Gjergj Dedaj, është duke e vazhduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë

Gjergj Dedaj

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë e ka vazhduar dëshminë Gjergj Dedaj, i cili është dëshmitari i 33-të (me kodin W03825) në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Këtë të martë, Dedaj u ankua përsëri se nuk i është plotësuar kërkesa e tij që seanca të mbahet e mbyllur. Ai tha se për shkak se seanca është e hapur, atij mund t’i rrezikohet familja e tij.

“Me vetë ftesën që ma keni bërë, ka qenë padrejtësi ndaj meje… Kam të drejtë të protestoj, jam përgjegjës për vete, për familjen e fëmijëve të mi. Kam kërkuar gjatë bisedave që seanca të jetë e mbyllur, të mos më rrezikohet familja dhe e ardhmja në Kosovë, nëse qëllimi është të nxjerrën çka ju dëshironi, të hapni plagë të reja është tjetër gjë”, tha ai.

Dëshmia e së hënës: Dedaj “nervozohet” me pyetjet e prokurores: Po ma shkatërroni jetën

Dedaj foli edhe për UÇK-në, duke thënë se po të kishte mundësi, do t’u jepte atyre armë bërthamore.

“Unë me pas mujt UÇK-së i kisha dhënë armë bërthamore, sepse serbët kanë vrarë fëmijë, gra e invalidë”, tha ai.

Dëshmia e së hënës: Dedaj në Gjykatën Speciale: Rugova ishte themelues i shtetit, Thaçi e përmbylli procesin e pavarësisë

Dedaj tha se gjatë vizitës së tij dhe delegacionit prej afërisht 40 personash, UÇK-ja ka pasur të drejtë të dyshonte.

“UÇK ka pasur të drejtë me dyshu se dikush në grupin prej 40 veta të ketë diçka, unë marr përgjegjësi vetëm për vete”, tha ai.

Prokurorja e pyeti Dedajn nëse i kanë dhënë ushqim gjatë ndalimit në Qirez. Kjo pyetje nuk i pëlqeu, duke e quajtur si provokim.

Dedaj tha se UÇK-ja, i ka dhënë ushqim e birra.

“Provokimet ndaj meje nuk kanë të ndalur… Nuk kemi shku atje në pushime në Maldive as në pushime verore, Kosova digjej, s’kishte bukë as për fëmijë. E kam përshkru dje se fëmijët hanin bukën me baltë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika