“Defender Europe 23”, FSK dislokohet në Poligonin ushtarak në Krivollakë të Maqedonisë së Veriut

Në kuadër të Ushtrimit Ndërkombëtar “Defender Europe 23”, një kompani e regjimentit të Këmbësorisë të FSK-së është dislokuar për në poligonin ushtarak të Krivollakës, në Maqedoni të Veriut

Një kompani e regjimentit të Këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës është dislokuar për në poligonin ushtarak të Krivollakës, në Maqedoni të Veriut.

Kjo është bërë në kuadër të Ushtrimit Ndërkombëtar “Defender Europe 23”, me qëllim të demonstrimit të performancës dhe ndërveprueshmërisë ushtarake.

“Në kuadër të Ushtrimit Ndërkombëtar “Defender Europe 23”,  Forca e Sigurisë sē Kosovës, ka dislokuar sot  një kompani të  regjimentit të Kēmbēsorisë  në Poligonin Krivollak të Maqedonisë së Veriut, që do  bashkangjitet Batalionit multi-nacional për zhvillimin e trajnimit të përbashkët.  Kompania ka për objektivë  demostrimin e performancës dhe ndërveprueshmërinë ushtarake përkrah forcave të shteteve partnere. Forca e Sigurisë së Kosovës, Forcë e gatshme për të kontribuar në çdo mision të paqes aty ku kërkohet”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika