Deklarohet i pafajshëm i akuzuari që tentoi ta sulmojë Jasharajn

I akuzuari, Musli Rexhepi, që tentoi ta sulmojë kryetarin e SBAShK-ut, është deklaruar i pafajshëm, dhe deklarimin e tij e ka mbështetur mbrojtësi i tij, Tomë Gashi

Pamje të seancës së të akuzuarit që tentoi ta sulmojë kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj

Pas leximit të aktakuzës së Musli Rexhepit nga prokurori Blerim Igrishta, i akuzuari është deklaruar i pafajshëm. Deklarimin e të akuzuarit e ka mbështetur dhe mbrojtësi i tij, avokati Tomë Gashi.

Gjykatësja e çështjes, Naime Krasniqi-Jashanica, e ka njoftuar të akuzuarin për të drejtën e tij në kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në afat prej tridhjetë ditësh.

“Konsiderojmë se është plotësuar ky kusht ligjor, duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, si dhe peshën e kësaj vepre penale, e po ashtu faktin ku dihet se tani i akuzuari pasi kishte shkuar në shkollën e lartcekur dhe ishte futur në ambientet ku po mbahej greva, seriozisht e ka kanosur të dëmtuarin dhe të njëjtin ka tentuar që ta sulmojë, por se është ndaluar nga të pranishmit”, tha prokurori Blerim Igrishta.

Prokurori Igrishta ka theksuar se konsiderojnë që i akuzuari mund ta përfundojë veprën e tentuar ose mund të përsërisë të ngjashme. Sipas tij, janë analizuar edhe masa të tjera, por që konsiderojnë se janë masa të pamjaftueshme, andaj i ka propozuar gjykatës që të akuzuarit t’ia caktojë masën e paraburgimit.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka konfirmuar për “Betimin për Drejtësi” se aktakuza ndaj Rexhepit është ngritur me kërkesë për caktimin e paraburgimit.

Ngrihet aktakuzë për gjyshin që tentoi të sulmoi fizikisht kryetarin e SBAShK-ut

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika