Dekretimi i Kryeprokurorit të ri, ende në pritje të vendimit të Kushtetueses

Efikasitet në rastet gjyqësore kur kanë të bëjnë me emërime në pozita të larta shtetërore, po kërkohet nga Këshilli Prokurorial e nga shoqëria civile. Teksa kanë kaluar tashmë 1 vit, që çështja e kryeprokurorit të shtetit është duke u dërguar në gjykata të shkallave të ndryshme deri tek Kushteutesja, nga KPK-ja thonë se vazhdimi i funksionimit me ushtrues detyre, sjellë dëme në këtë institucion

Dekretimi i Kryeprokurorit të ri, ende në pritje të vendimit të Kushtetueses

Kanë kaluar tashmë një vit, prej se çështja e kryeprokurorit të shtetit është duke u sillur nëpër gjykata.

Edhe një herë tjetër, ankesat e një prej kandidatëve për trajtimin e rastit nga gjyqësori, janë në pritje për një vendimtë Gjykatës Kushtetuese.

Në Këshilli Prokurorial kanë thënë se presin më shumë efikasitet në trajtimin e rastit, marrë parasysh rëndësinë e pozitës.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) pret që më në fund Zyra e Presidentes të Republikës së Kosovës të kryejë këtë detyrim kushtetues dhe sistemi prokurorial definitivisht të ketë Kryeprokurorin e Shtetit në krye të institucionit të Prokurorit të Shtetit, me kompetenca të plota ligjore dhe kushtetuese. Duke e ditur rëndësinë e kësaj pozite, ju informojmë se jemi në pritje edhe nga Gjykata Kushtetuese, e cila duhet të shpejtojë në vendosjen definitive lidhur me ankimimin e bërë për të dytën herë në këtë institucion.  Rrjedhimisht, vonesa e dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Z.Blerim Isufaj, është e panevojshme dhe në këtë drejtim kemi kërkuar që të bëhet dekretimi sa më parë nga Presidentja e vendit, Znj. Vjosa Osmani, e cila është garantuese e funksionimit të institucioneve të vendit, në mënyrë që të ketë funksionalitet të plotë dhe të sigurohet zbatimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, kanë thënë KPK-ja.

Tutje sipas këtij institucioni, caktimi i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit është zgjidhje e përkohshme dhe se vazhdimi i kësaj pozite me ushtrues detyre, mund të sjellë pasiguri në planifikimet aafatgjate të këtij institucioni.

“Gjithashtu, KPK-ja, ka potencuar shumë herë për mediat dhe publikun se, caktimi i Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ishte një zgjidhje e përkohshme dhe ushtrimi i detyrave të Kryeprokurorit të Shtetit nga ushtrues detyre për një kohë të gjatë mund të sjellë pasiguri në planifikimet afatmesme dhe afatgjata për institucionet prokuroriale dhe për vetë shtetin e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit. Andaj, Këshilli Prokurorial, shpreson shumë që sistemi prokurorial të ketë së shpejti të zotin e vet në kohën kur më së shumti i duhet shtetit të Kosovës, e cila është duke luftuar kaq shumë për të drejtën dhe sundimin e ligjit.”

Se sistemi gjyqësor i Kosovës, do duhej të i trajtonte me prioritet rastet kur kanë të bëjnë me pozita të rëndësishme në institucione, e thonë edhe në Institutin e Kosovës për Drejtësi.
“Ajo cka unë besoj që ky proces për emërimin e kryeprokurorit na ka mësuar, dhe i ka dhënë një mësim edhe Gjykatës Kushtetuese, është fakti që Kushtetuesja do duhej që në rastet kur kemi të bëjmë me emerimet ne pozitave të larta sic është kryeprokurori i shtetit, apo kryetarit të Gjykatës Supreme atëherë mos të e lërë këtë proces që të shkojë në gjykata të rregullta juridike, sepse po marrin kohë të gjatë”, ka thënë Ehat Miftaraj.

Derisa, nga Lëvizja Fol, thonë se vonesat në kthimin e përgjigjes për një kandidat janë të panevojshme dhe i bëjnë dëm sistemin prokurorial.

“Definitivisht konsideroj që nuk ka ndonjë arsye shumë të fortë për zvarritjen, e këtij procesi dhe sic e kemi thënë edhe në të kaluarën që presidentja duhet të japë një epilog këtij procesi, coftë me kthimin në pikën zero, ose me aprovimin e këtij kandidati”, ka thënë Mexhide Demolli.

Më 8 prill 2022, Presidencës i ishte dërguar propozimi nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për emërim të Blerim Isufajt në pozitën e lënë me ushtrues detyre, prej përfundimit të mandantit të Aleksandër Lumezit.

Megjithatë, emri i Isufajt nuk është dekretuar nga Presidentja Osmani, që për këtë çështje, nuk kanë kthyer përgjigje, por që në vazhdimësi  kanë përsëritur pritjet e tyre për përfundimin e proceseve që janë pranë gjykatave, para një vendimi.

Procesi i përzgjedhjes së tij përveç që ishte kontestuar nga organizatat e shoqërisë civile, nga një prej kandidatëve, Shqipdon Fazliu, është ndjekur edhe në rrugë ligjore, me lëndën që për herë të dytë është aktualisht në Gjykatën Kushteutese.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika