Delhi kufizon praninë e automjeteve në përpjekje për të frenuar ndotjen

Autoritetet në kryeqytetin e Indisë, Delhi, nxorën masa të rrepta të mërkurën në një përpjekje për të frenuar ndotjen, duke përfshirë ndalimin e automjeteve që nuk përputhen me normat më të fundit të kontrollit të emetimeve dhe rregullimin e pranisë në zyrat private dhe qeveritare.

Indeksi i cilësisë së ajrit në rajonin e Delhit, ku jetojnë 30 milionë njerëz, ka qenë në kategorinë “e rëndë” gjatë ditëve të fundit, duke kaluar shpesh shifrën 450.

Përveç kësaj, mjegulla e cekët në disa pjesë të qytetit përkeqësoi dukshmërinë që ndikoi në fluturime dhe qarkullimin e treanve, shkruan Reuters, transmeton Duakgjiini.

Kjo e shtyu Komisionin për Menaxhimin e Cilësisë së Ajrit të aktivizonte fazën e katërt, nivelin më të lartë, të planit të veprimit të reagimit të graduar për Delhin dhe zonat përreth të shtunën.

Kufizimet ndalojnë hyrjen e kamionëve të vjetër me naftë në qytet, pezullojnë ndërtimin, përfshirë projektet publike, dhe vendosin shkollimin hibrid.

Kapil Mishra, një ministër në qeverisjen vendore, njoftoi të mërkurën se të gjitha zyrat private dhe qeveritare në qytet do të operonin me 50% prani, ndërsa pjesa tjetër do të punonte nga shtëpia, përveç disa përjashtimeve.

Për më tepër, të gjithë punëtorët e regjistruar të ndërtimit, shumë prej të cilëve fitojnë paga ditore, do të marrin kompensim prej 10,000 rupish (110 dollarë) për shkak të ndalimit, tha Mishra në një konferencë për shtyp në Delhi.

Të martën, qeveria zbatoi masa të rrepta kundër ndotjes për automjetet në qytet, duke ndaluar automjetet që nuk janë në përputhje me standardet më të fundit të kontrollit të emetimeve.

“Qeveria jonë është e përkushtuar të sigurojë ajër të pastër në Delhi. Ne do të ndërmarrim hapa të rreptë për ta siguruar këtë në ditët në vijim”, tha Ministri i Mjedisit i Delhit, Manjinder Singh Sirsa, vonë të martën.

Ndotja është një problem vjetor dimëror në Delhi dhe periferitë e tij, kur ajri i ftohtë dhe i dendur bllokon emetimet nga automjetet, kantieret e ndërtimit dhe djegia e të korrave në shtetet fqinje, duke i çuar nivelet e ndotjes në ndër më të lartat në botë dhe duke i ekspozuar banorët ndaj rreziqeve të rënda të frymëmarrjes.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika