Deliu-Kodra: Kuvendi duhet të konstituohet, 12 dhe 16 shtatori janë data jetike për Kosovën

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se, pavarësisht dilemave juridike rreth situatës së krijuar me konstituimin e Kuvendit, deputetët duhet të rikthehen në seancë dhe t’i japin fund procesit të konstituimit të institucionit.

Duke folur në Five të TV Dukagjinit, Deliu-Kodra tha se për PDK-në prioritet është funksionalizimi i Kuvendit, duke e cilësuar këtë si një çështje të rëndësishme për momentin politik në të cilin ndodhet Kosova.

“Pavarësisht dilemave që i kanë juristët, ne kemi kërkuar që të kthemi në seancë, sepse konsiderojmë që Kuvendit të konstituohet. E kjo është më e rëndësishme për momentuimin politik në të cilin ndodhet Kosova. Është e pashmangshme të flas për 2 data që janë jetike. Data 12 shtator, kur Liria ka Emër organizon një marshim, që mendoj se do të jetë më i madhi që ka parë Kosova viteve të fundit. Ku qytetarët pa dallim pa partie, gjeografie do të jenë aty, për të kërkuar drejtësi për procesin përfundimtar, që pritet të marrë epilog me datën 16 shtator.

Dhe pashmangshëm duhet ta përmend edhe datën 16. Kosova po kalon një datë të rëndësishme historike, ndër data më të rëndësishme prej shpalljes së pavarësisë.

Do të jetë vendim historik, jo vetëm për të kaluarën tonë, vendim për tashmen, por mbi të gjitha për të ardhmen e Kosovës. Në këto rrethana debat tona, diskutimet tona kanë qenë në konstituimit të Kuvendit, krijimit të organeve të Kuvendit”, ka thënë Deliu-Kodra.

Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë nesër seancën konstituive, me fillim nga ora 11:00. Në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Procesi i konstituimit është zvarritur përtej afatit kushtetues prej 30 ditësh, ndërsa në dy raste të mëparshme deputetët janë mbledhur në sallën e Kuvendit pa arritur ta përfundojnë procesin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika