Blerta Deliu-Kodra nga radhët e PDK-së, ka reaguar pas deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me regjistrimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit.
Rashiq ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti i kishte thënë se po e merrte vendimin “për shkakun e tij”.
Sipas saj, deklaratat e Rashiqit tregojnë se çështja e tokës, që dikur ishte temë e madhe politike, në fakt u zgjidh lehtësisht brenda qeverisë.
“Për vite dëgjuam akuza për “tradhti” për tokën e Manastirit të Deçanit. Sot ministri Nenad Rashiq tregon se si u mor vendimi: Albin Kurti i kishte thënë, “Do ta bëjmë, por ta dish, për shkakun tënd.” Ajo që dikur përdorej për dramë politike, në pushtet u bë një vendim i thjeshtë. Kaq serioze paska qenë gjithë ajo dramë politike”, ka shkruar ajo në Facebook.