Deliu: Para 10 vitesh Thaçi i kishte dyfishuar pagat e sektorit publik, qeveria sot i rriti për 6.8 euro

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Blerta Deliu Kodra ka reaguar pas njoftimit të ATK-së se të gjithë të punësuarit, qoftë në sektorin publik apo privat, do të paguajnë më pak tatim, për shkak se rritet vlera e pagës që lirohet nga tatimi duke thënë se ish-kryeministri Hashim Thaçi dhjetë vite më parë kishte dyfishuar pagat në sektorin publik ndërsa sot qeveria i ka rritur pagat për 6.8 euro por që ato ua ka marrë mbrapa duke e rritur tatimin mbi pronë.

Deliu ka ironizuar duke thënë “përparim se jo mahi”. Teksa ka shtuar se kjo është reflektim i “fuqisë, punës dhe vizionit”.

“Saktësisht 10 vjet më parë, Kryeministri Hashim Thaçi i kishte dyfishuar pagat e sektorit publik në Kosovë. Për shembull, paga e një polici ishte bërë nga 247 euro, në 589 euro. Sot, Qeveria i paska rritur pagat për 6.8 euro – të cilat ua paska marrë mbrapa duke ua rritur edhe tatimin mbi pagë. Shumë mirë. Tamam reflektim i fuqisë, punës dhe vizionit të saj.Përparim se jo mahi”, ka shkruar Deliu.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika