Demolohet autobusi i lojtarëve të KB Peja në Mitrovicë

Autobusi i KB Peja është sulmuar me gur pas mbarimit të ndeshjes basketbollistike në mes të Trepçës dhe Pejës. RTV Dukagjini ka siguruar pamje nga vendi ku është sulmuar autobusi i cili ka pësuar dëme materiale





Pas përfundimit të ndeshjes basketbollistike në mes të Trepçës dhe Pejës është sulmuar autobusi i KB Peja.

Autobusi në të cilin gjendeshin lojtarët dhe stafi i KB Peja është sulmuar me gur në qytetin e Mitrovicës e për fat të mirë kishte “vetëm” dëmeve materiale.

KB Peja e fitoi ndeshjen në “Minatori” me rezultat 71-68.

RTV Dukagjini ka provuar të kontaktojë më Policinë e Kosovës në rajonin e Mitrovicës, në dalje të së cilës është zhvilluar loja, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika