Kompania Rajonale e Ujësjellësit “KRU Prishtina” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të Prishtinës.
Sipas njoftimit, ndërprerja ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes së dheut, e cila ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit.
Furnizimi me ujë do të mbetet i ndërprerë deri në sanimin e gypit të dëmtuar.
Rrugët e prekura janë: “Mehmet Shpendi” , “Bislim Islami” , “Don Stjefan Kurti” , “Kiri” , “Agim Prodani” , “Ymer Bytyqi” , “Visar Thaqi”.