Departamenti i Shtetit u bën thirrje amerikanëve në Venezuelë të qëndrojnë të strehuar

Departamenti amerikan i Shtetit ka lëshuar herët të shtunën një paralajmërim të ri udhëtimi, duke u bërë thirrje shtetasve amerikanë që ndodhen në Venezuelë të “qëndrojnë të strehuar” për shkak të situatës së sigurisë.

“Ambasada e SHBA-së në Bogota është në dijeni të raportimeve për shpërthime në dhe rreth Karakasit, Venezuelë,” thuhet në njoftim, pa dhënë detaje të mëtejshme, shkruan AP, transmeton Dukagjini.

“Nënshtetasit amerikanë paralajmërohen të mos udhëtojnë drejt Venezuelës. Qytetarët amerikanë që ndodhen aktualisht në Venezuelë duhet të qëndrojnë të strehuar,” thekson njoftimi i Ambasadës së SHBA-së në Bogota, Kolumbi.

Kjo ambasadë është e mbyllur që nga marsi i vitit 2019, por vazhdon të funksionojë në mënyrë të distancuar.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka rishpërndarë në rrjetet sociale deklaratën e ish-presidentit Donald Trump lidhur me zhvillimet në Venezuelë, pa shtuar komente.

Ndërkohë, zëvendësi i tij, Christopher Landau, publikoi po ashtu deklaratën e Trump, duke e cilësuar situatën si “një agim i ri për Venezuelën”.

“Tirani është larguar. Ai më në fund do të përballet me drejtësinë për krimet e tij,” shkroi Landau.

Trump: SHBA-ja ka “kapur” presidentin venezuelian Maduro pas sulmeve të gjera

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika