Depay i jep Holandës epërsinë e hershme ndaj ShBA-së

Pamje nga ndeshja





Raundi i 16-të i Kupës së Botës ka filluar tashmë me ndeshjen e parë të Holandës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Holanda e ka nisur në mënyrën më të mirë ndeshjen ndaj ShBA-së, pasi befasoi portierin amerikan me një gol në minutën e 10-të të pjesës së parë.

Golin e ka realizuar Memphis Depay pas asistimit të Denzel Dumfriesit.

Depay pas shënimit të golit të parë

Dumfries gjeti Depay dhe bëri një asistim të shkëlqyer në skajin e zonës, e që sulmuesi e goditi rrjetën e amerikanëve për rezultatin 1-0.

Christian Pulisic pati një shans të artë për t’i dhënë epërsinë ShBA-së kur u gjend i vetëm në portë në minutat e para, por portieri holandez, Andries Noppert erdhi në shpëtimin e ekipit të tij me një pritje të madhe të topit.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Khalifa International”.

Fituesi i kësaj ndeshjeje në çerekfinale takohet me fituesin e ndeshjes Argjentinë – Australi, e cila do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:00.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika