Deputetët kundër fertilizmit artificial, kritikohen nga mjekët e aktivistët

Një ligj që do t’u lejonte grave të Kosovës të bëheshin me fëmijë në formë artificiale në QKUK dështoi sërish të miratohet në Kuvendin e Kosovës të enjten. Sipas projektuesve të ligjit e edhe aktivistëve të shoqërisë civile kjo është e padrejtë për gratë që e kanë të pamundur të bëhen me fëmijë në formë natyrale

Për herë të tretë ka dështuar në Kuvend votimi në parim i Projektligjit për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor.

Ai do të t’ua mundësonte grave që operacionin për fekondim artificial ta kryenin pa pagesë në QKUK.

Por, projektligji që e hapë këtë rrugë, në Kuvend mori pak se 60 vota.

Gjinekologu Curr Gjocaj që ishte pjesë e komisionit punues të këtij projektligji, po thotë se në klinikë gjithçka është gati për kryerjen e atij operacioni, derisa pret mirëkuptim nga deputetët kundërshtues.

Curr Gjocaj, gjinekolog ka thënë se “Çka është më e mira përmes këtij ligj që do të mundësohej që edhe sektori publik mund ta ofronte këtë por nuk e di sa është i informuar opinion publik ne kemi përparu shumë dhe aty në klinikë është një repart që po funksionon në mënyrën më të mirë të mundshme dhe vetëm po prisnim ligjin që gjithçka të fillonte por tashmë ngecëm tek ligji e shpresoj që të tejkalohen pakënaqësitë tek një grup i deputetëve”.

Ndërsa, aktivistë të shoqërisë civile po konsiderojnë që është e padrejtë t’u ndalohet një gjë e tillë grave të cilat kanë dëshirë të bëhen nëna.

Neri Ferizi, aktiviste ka thënë se “Unë mendoj që është shumë e keqe kjo për gratë të cilat s’mundem me bo fëmijë. Ato kanë me gjetë mënyra tjera me bo fekondimin po unë nuk po e kuptoj pse po votohet kundër sepse kjo sa ja lehtëson atyre që mos me shku në klinika private, po me pas mundësi edhe në të shtetit ku pagesa është edhe më e vogël”.

Televizioni ka kuptuar që ky operacion në klinika private kushton deri më 20 mijë euro.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika