Deputeti i LDK-së Krenar Xhaferi kritikon VV-në: Ndërtimi i institucioneve kërkon marrëveshje me pjekuri politike

Krenar Xhaferi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur lidhur me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës as për herën e 27-të.
Ai në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të bëjë marrëveshje politike me subjektet politike për tejkalimin e kësaj situate të krijuar tash e disa muaj.

“Fitorja në një proces politik, përveç që është kënaqësi politike, është edhe përgjegjësi e fituesit – sjellja dhe ndërtimi i institucioneve. Realisht, ndërtimi i institucioneve nuk bëhet pa marrëveshje politike. Normalisht që kjo marrëveshje politike bëhet me pjekuri politike dhe kujtoj që nuk duhet të bëhet me inate politike,” ka thënë ai.

Xhaferi tutje ka thënë se në situatën ku jemi, ku Lëvizja Vetëvendosje ka 48 mandate në Kuvend dhe nuk është në gjendje që të bëjë një marrëveshje politike me edhe 13 deputetë për krijimin e institucioneve.

“Kjo është e pafalshme dhe normalisht, përveç aspektit moral, ka edhe përgjegjësinë politike të ndërtimit të institucioneve në vendin tonë,” është shprehur ai.

Ai tutje ka thënë se po të kishte LDK aq deputetë sa ka VV, do ta kishin konstituuar Kuvendin dhe Qeverinë qysh me kohë.

“Ma shumë këtu po diskutohet për fajet sesa për iniciativa konkrete në zgjidhje të problemit.”

“Po të ishim ne me 48 mandate, sot do të kishim Kuvendin, Qeverinë dhe, normalisht, shumë punë që sot i kemi në një situatë jo të mirë politike ku jemi, do të zgjidheshin,” është shprehur ai.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika