Deputeti i VV-së, Fatmir Humolli voton pro mocionit të PDK-së

Mocioni i PDK-së për shtyrje nga rendi i ditës së pikës për pagën minimale, nuk kaloi për shkak të mungesës së kuorumit.

Ndërkaq, përveç partive opozitare, pro mocionit ka votuar edhe deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli.

Për këtë mocion kishte përplasje në mes të deputetëve të opozitës dhe Adnan Rrustemit, deputet i LVV-së.

Arben Gashi i LDK-së, ka thënë se Kuvendi nuk mund ta ndërrojë rendin e ditës pa e rrëzuar mocionin.

“Kuvendi ka një mocion që është delikat dhe i ndishëm, kuvendi nuk mundet t’i vazhdojë punimet pa u marrë një vendim a kalon apo rrëzohet mocioni. VV duhet ta ndajë mendjen, cfarë po dëshiron. Më herët kemi pasur kompromis të vazhdojmë, sot kërkojmë të marrë vendim a kalon apo jo mocioni, i propozuar nga deputeti Tahiri. Puna nuk mund të vazhdojë nëse nuk rrëzohet mocioni”, ka thënë Gashi.

Atij iu përgjigj deputeti i VV-së Adnan Rrustemi, i cili tha se nuk ndërrohet rendi i ditës në mënyrën si po e kërkojnë deputetët e opozitës.

“Meqenëse mocioni nuk kaloi, ne duhet të vazhdojmë me rendin e ditës. Rendi i ditës ndryshon vetëm me mocion procedural”, ka thënë ai.

Atij iu kundërpërgjigj Arben Gashi i LDK-së, duke i thënë se ai nuk e njeh rregulloren.

“Zotnija nuk e njeh hiç këtë rregullore Këtu 7 seanca të pambyllura nuk janë dashur të ndodhin, por kanë ndodhur se kemi pasur mirëkuptim, mirëkuptimin tash ky dëshiron ta bëjë normë, kjo nuk mund të bëhet normë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika