Deputeti i VV-së për seancën ndaj Thaçit: E papranueshme – shkarje e radhës nga Gjykata Speciale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, e ka vlerësuar si të papranueshme mbajtjen e seancës në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë.

Rrustemi, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se 28 Nëntori është festë e trefishtë për të gjithë shqiptarët teksa mbajtjen e kësaj seance e quajti si shkarje të radhës nga Gjykata Speciale në Hagë, njofton Dukagjini.

“Është e papranueshme pa dyshim, është një nga ato shkarjet e radhës së kësaj gjykate që nga thelbi i padrejtë i kësaj gjykatës që nga themelimi i saj e tutje, sot është ditë feste në mbarë kombin shqiptarë është festë e trefishtë”.

“Kjo gjykatë që nga fillimi është e padrejtë që nga themelimi i saj, këtë si parti e kemi thënë nga fillimi nuk e di nëse duhet të ketë reagim institucional apo reagim edhe nga mbrojtja por ajo që mund të them është se është e papranueshme që në ditë feste të mbahet seancë atje”, ka thënë Rrustemi.

Hashim Thaçi nga Haga uron shqiptarët për 28 Nëntor: Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë të bashkuar

Të fundit nga rubrika