Deputeti zviceran: Të finalizohet dialogu, Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës

Deputeti zviceran, Cédric Wermuth ka thënë për RTV Dukagjini se Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës dhe NATO-s. Madje, mosliberalizimin e vizave ndaj Kosovës e sheh si njërin nga gabimin më të madh të Evropës.

Për herë të parë në vitin 2011 u zgjodh deputet në Parlamentin e Zvicrës.

E që nga ky vit Cédric Wermuth nuk i mungoi asnjëherë ulëses së këtij parlamenti.

Nga holli i tij, deputeti zviceran nuk harroi asnjëherë të tregojë përkrahjen për Kosovën.

Wermuth që është bashkëkryetar i Grupit të Miqësisë Zvicër-Kosovë në Parlamentin e Zvicrës, në një intervistë për RTV Dukagjini, ka thënë se Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës dhe NATO-s.

E që mbështetja e tij si deputet dhe e partisë së tij në parlamentin zviceran do të jetë e madhe.

“Hapi i parë që Kosova duhet të bëjë tani është që të jetë anëtare e Këshillit të Evropës dhe e ka përkrahjen tonë në këtë proces. Grupi ynë parlamentar tashmë është konsultuar me qeverinë zvicerane, ku mori mbështjetjen tonë në kërkesa të Kosovës për anëtarësim. Zvicra nuk është anëtarë e NATO-s, kështu që në këtë proces nuk mund të bëjmë shumë, por sigurisht që situata e sigurisë në rajon ka treguar që duhet të jenë pjesë e integrimit evropian dhe gjithashtu aleancës së sigurisë, NATO-s.  Kjo do të hapte shumë prespektiven për Kosovën, mirëpo nuk mendoj që kjo mund të ndodhë shpejtë.”, ka thënë Cédric Wermuth, deputet në Parlamentin e Zvicrës.

Cédric Wermuth, deputet në Parlamentin e Zvicrës.

Mosliberalizimin e vizave për Kosovën, deputeti zviceran e sheh si gabimin më të madh të Evropës karshi Kosovës.

Derisa, ai pret që tani pas rifillimit të dialogut, të shkohet drejt finalizimit të marrëveshjes dhe njohjes së shtetësisë së Kosovës nga Serbia.

“Mendoj se mosliberalizimi i vizave për Kosovën është një nga gabimet e mëdha që Evropa po bën karshi Kosovës, sepse kjo po detyron të rinjtë kosovarë që në rrugë legale dhe jolegale të lëshojnë Kosovën. Kosova ka të drejtën e vet për liberalizim të vizave. Fatkeqësisht Zvicra nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, por ne si grup parlamentar kemi kërkuar nga qeveria zvicerane të bejë pjesë të diskutim në Bruksel, Berlin, Paris për ta shtyrë përpara këtë proces”, shtoi ai.

Pjesë e këtij delegacioni ishte edhe Reis Luzhnica, i cili për dy mandate po përfaqëson komunitetin shqiptar të Kosovës në asamblenë komunale në Zurich të Zvicrës.

Reis Luzhnica, deputet në Komunën e Cyrihut.

Ky ka treguar se në takimin që e kishin me kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentarin Konjufca kanë folur për dialogun me Serbinë.

“Në takim me Kryeminsitrin Kurti, na informoi në lidhje me ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për takimin me Kancelarin Olaf Scholz. Në bazë të fjalëve të Kurtit por edhe siç po e shohim ne si proces, ka një lëvizje të Gjermanisë drejt pozicionit të Kosovës, dhe se shteti gjerman ka një mirëkuptim më të madh për pozitën e shtetit të Kosovës në këtë proces”, ka thënë Reis Luzhnica, deputet në Komunën e Cyrihut.

Delegacioni zviceran u takua edhe me krerë të tjerë institucional.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika