​Deputetja e VV-së arsyeton “nepotizmin” e partisë së saj

Mirlinda Sadiku, deputete në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka arsyetuar "nepotizmin" e partisë së saj, duke u thirrur në atë se edhe qeveritë e tjera kanë punësuar të afërmit e tyre në institucionet publike

Deputetja e Vetëvendosjejes, Mirlinda Tushaj Sadiku





Deputetja e Vetëvendosjejes, Mirlinda Tushaj Sadiku ka arsyetuar punësimin e vajzës së zëvendëskryeministres në Qeverisë Emilia Rexhepi në Radio Televizionin e Kosovës, duke u thirrur në atë se edhe qeveritë e kaluara kanë punësuar të afërmit e tyre në institucionet publike.

Ajo këto deklarata i bëri pas akuzave të deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa për punësimet partiake nga Bordi aktual i RTK-së.

Sadiku ka përmendur edhe punësimet e mëhershme të  familjarëve të personaliteteve të PDK-së në transmetuesin publik.

“Nëse i referohemi punësimeve partiake, duhet t’i përmendim edhe ato të PDK-së”, ka thënë ajo.

Ajo përmendi disa nga figurat e partisë Demokratike të Kosovës, të cilët sipas saj kanë punësuar të afërmit e tyre në institucionet publike.

“Sa i përket konkursit publik që u përmend vajza e zëvendëskryeministres. Ajo ka marrë atë pozicion në bazë të një konkursi publik si gazetare për komunitetin boshnjak. Nëse i referohemi punësimeve partiake, duhet të shikojmë se edhe më herët çfarë ka ndodhur. E keni vajzën e Xhevahire Izmakut që është punësuar. Blerta Deliu e ka punësuar vëllain zyrtar të lartë të prokurimit. Po ashtu, Xhavit Haliti djalin e axhës. Ndërsa, motra e Memli Krasniqit, merr tender në vlerë 216 mijë euro, si dhe Vlora Çitaku e ka të punësuar të afërmen Jeta Çitaku”, tha ajo.





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika