Kamberi: “Konvertimi” i ushtarëve të KFOR-it, propagandë e fabrikuar nga Serbia

Aktivistja e shoqërisë civile, Kaltrina Kamberi, ka reaguar ndaj raportimeve në mediat serbe, të cilat pretendojnë se disa ushtarë të KFOR-it janë konvertuar në fenë ortodokse, duke i cilësuar këto narrativa si propagandë të qëllimshme.

Sipas Kamberit, bëhet fjalë vetëm për një interesim të thjeshtë të disa ushtarëve për fenë ortodokse, i cili po keqpërdoret dhe po paraqitet si një proces i përfunduar konvertimi.

Ajo ka theksuar se ky fenomen është pjesë e një qasjeje më të gjerë propagandistike, ku elemente fetare përdoren për qëllime politike dhe për ndërtimin e narrativave nacionaliste.

Në reagimin e saj, Kamberi ka ngritur shqetësime edhe për rolin e Kishës Ortodokse Serbe, duke vlerësuar se në disa raste ajo nuk paraqitet vetëm si institucion shpirtëror, por lidhet me nacionalizëm dhe retorikë kundër popujve të tjerë, përfshirë shqiptarët dhe boshnjakët.

Në këtë kontekst, ajo ka përmendur edhe lidhje të pretenduara historike të këtij diskursi me figura të dënuara për krime lufte, si Ratko Mladić dhe Radovan Karaxhiq.

Ndërkohë, reagimi i saj ka nxitur komente edhe nga figura ndërkombëtare, përfshirë ish-eurodeputeten gjermane Doris Pack, e cila ka kritikuar qasjen e Kishës Ortodokse në raport me kombin dhe fenë.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika