Ish-zyrtari i Listës Guxo, Balton Dërguti, ka vlerësuar situatën e Lëvizjes Vetëvendosje përpara zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Në Debat Plus, ai ka deklaruar se partia është në trendin e rënies dhe se mund të mbetet me 40 për qind nga këto zgjedhje.
“LVV-ja është në trendin e rënies, por duke pasur parasysh që jemi në këtë periudhë kaq të shkurtë kohore nuk mund të themi që mund të kemi një trend të madh të rënies. Por mund të sillet prapë për mendimin aty ku është tek 42 për qind ose 40 për qind në këto zgjedhje”, ka deklaruar ai.