Dështon raportimi i Ministres Haxhiu, opozita bojkoton punimet e komisionit

Ashtu siç kishin paralajmëruar partitë opozitare, e kanë bojkotuar raportimin e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Komisionin për Integrim Evropian. Ata kanë thënë se do ta vazhdojnë bojkotin deri në themelimin e Komisionit hetimor për energjinë

Komisioni

Ka dështuar raportimi i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Komisionin për Integrim Evropian.

Partitë opozitare, ashtu siç e kishin paralajmëruar, kanë bojkotuar punën e këtij komisioni, me arsyen e mosvotimit të komisionit hetimor parlamentar për energjinë.

Në fillim, e morën fjalën përfaqësuesit e partive opozitare, të cilët ishin me një qëndrim, që nuk do të marrin pjesë në asnjë punim të komisioneve, nëse nuk miratohet komisioni hetimor për energji.

Pasi i ka dështuar raportimi, ministrja Albulena Haxhiu ka thënë se “më herët ishte problem të vinin ministrat për raportim, tash po i bojkoton opozita komisionet”.

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

Të martën, kishte dështuar themelimi i komisionit hetimor për energji, pasi opozita nuk i kishte votat e mjaftueshme për ta bërë një gjë të tillë.

Pas kësaj, partitë opozitare, dolën me deklarata që nuk do të marrin pjesë në asnjë seancë apo votim të kuvendit, nëse nuk votohet komisioni i kërkuar nga ta.

Për mosvotimin e këtij komisioni, pozita është arsyetuar se, kërkesa e opozitës për themelimin e tij ishte në mënyrë të kundërligjshme, sepse, sipas tyre, komisionin nuk mund ta udhëhiqnin ata që e kanë iniciuar kërkesën për themelim.

Themelimi i këtij komisioni, sipas opozitës, do të hetonte, siç kanë thënë, shpenzimin e 100 milionë eurove subvencione të dhëna për energji, si dhe punësimet, sipas tyre, nepotiste në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika