Dështon sërish projektligji për pensionet e policëve dhe punonjësve të IPK-së

Në Komisionin për Siguri dhe Çështje të Mbrojtjes, nuk ka kaluar Projektligji për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore





Kryetari i Komisionit për Siguri dhe Çështje të Mbrojtjes, Bekë Berisha, ka njoftuar se në komision nuk ka kaluar Projektligji për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore.

Berisha me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se qasja e qeverisë ndaj shtetit është “për keqardhje”.

“Nuk mbahet shteti kështu! Sot, u diskutua për herë të dytë Projektligji Nr.08/L-160 për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor Edhe kësaj here shumica e Pushtetit nuk e përkrahu këtë Projektligj në Komision. Për keqardhje kjo qasje e Qeverisë ndaj shtetit”, ka shkruar Berisha.

Ndërkaq, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, kishte prezantuar iniciativën e saj ligjore për këtë projektligj.

Sipas saj, përmes këtij projektligji do të rregullohen e përcaktohen kushtet dhe kriteret për garantimin e pensioneve, llojet e pensioneve, si dhe përcaktohet kategorizimi i pensioneve për pension.

Policia e Kosovës numëron rreth 9500 zyrtarë, forca të cilat janë ndër të vetmet në botë që ende nuk kanë sigurim shëndetësor.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika