Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Foto ilustruese

Dhuna në familje mbetet një problem i theksuar në Kosovë. Një rast i rëndë u raportua të hënën në fshatin Gadime të Lipjanit, ku një grua u sulmua me sëpatë nga ish-bashkëshorti i saj.

Policia e ka iniciuar këtë si “vrasje në tentativë”, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, brenda një dite janë raportuar dhjetë raste të dhunës në familje.

Në nëntë prej tyre viktima ka qenë grua, ndërsa në një rast në Leposaviq viktimë ishte babai.  Në tri raste, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rastet e dhunës në familje të raportuara vetëm brenda një dite:

Prishtinë 24.11.2025-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar  tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

     Prishtinë  24.11.2025-05:00. Raportohet se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

       Fushë Kosovë 24.11.2025-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. 

      Prishtinë 23.09.2025-NN. Me 24.11.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka dhunë psikike të vazhdueshme nga ish bashkëshortja e tij edhe pse ka urdhër mbrojtës.  E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

        Podujevë 24.11.2025-20:00 . Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar  tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

       Gjilan 24.11.2025-09:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

       Gjilan 24.11.2025-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

DHUNË NË FAMILJE

       Pejë  24.11.2025 – 07:30. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.


         Pejë 24.11.2025-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur bashkëshorten e tij, duke shkelur edhe urdhrin mbrojtës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Leposaviq 23.11.2025-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari do të ndalet në stacionin policor deri në këndellje dhe pastaj të intervistohet. 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika