Dhoma Kushtetuese shpall të parakohshme kërkesën referuese të Pjetër Shalës

Në një konferencë për media të mbajtur të enjten, Griep ka dhënë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë duke thënë se kërkesa e Pjetër Shalës ishte shpallur e papranueshme

Shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), Angela Griep
Shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), Angela Griep , ka bërë të ditur  se Dhoma Kushtetuese e ka shpallur si të parakohshme kërkesën referuese të Pjetër Shalës dhe njëherësh, të njëjtën e ka shpallur të papranueshme.

Në një konferencë për media të mbajtur të enjten, Griep ka dhënë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

Dhoma e Specializuar ka nxjerrur vendimin mbi kërkesën referuese të Pjetër Shalës, kërkesë e cila pretendonte shkelje të së drejtave themelore të tij dhe paraqiste kundërshtime lidhur me juridiksionin e DHSK-së.

Është bërë e ditur se Dhoma e Specializuar përbëhej nga Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti.

“Paneli konstatoi se kërkesa referuese është e parakohshme dhe rrjedhimisht e shpalli të papranueshëm në pajtim të nenit 113(7) të Kushtetutës, nenit 49(3) të Ligjit dhe rregullës 14(f) të Rregullores së Punës të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Griep.

Sipas saj, Zyra Administrative e DhSK-së ka organizuar një vizitë të Hysni Gucatit në Kosovë për arsye humanitare bindëse për të takuar familjen e tij të ngushtë. Një vizitë e tillë kishte ardhur nga një urdhër nga Paneli i Gjykatës së Apelit, më 3 korrik të këtij viti.

“Zoti Gucati ishte i paraburgosur dhe në mbrojtjen e e gjykatës gjatë gjithë vizitës. Në realizimin e kësaj vizite personeli i DhSK u ndihmua nga EULEX dhe Policia e Kosovës.  Zoti Gucati u kthye përsëri në objektin e paraburgimit në mbrëmjen e 3 korrikut”, ka thënë ajo.

Griep ka bërë të ditur se këtë javë pati edhe disa zhvillime të tjera lidhur me procedurën e apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika