Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Një vajzë e mitur është raportuar se është dhunuar gjatë së shtunës dhe të dielës në qytetin e  Fush Kosovës. Rasti në fillim ishte raportuar si zhdukje nga familjaret por që pas gjetjes së saj rasti është raportuar si dhunim nga Policia e Kosovës. Për këtë rast tashmë në mbajtje është një i dyshuar po ashtu i mitur

U largua nga shtëpia në orët e para të së shtunës, por vetëm të dielën u gjet edhe vendi ku një vajzë 12 vjeqare kishte qendruar për dy ditë me radhë.

Rasti në fjal ishte lajmëruar si zhdukje nga prindërit e të miturës por më pas dyshimet e para ishin e vajza ishte dhunuar seksualisht nga bashkëmoshatar i saj.

E tërë ngjarja ndodhi në qytetin e Fushë Kosovës, vend ky ku edhe jetojnë të miturit.

Sipas rrëfimit të së miturës në Qendren për Punë Sociale në Fushë Kosovë, me personin e dyshuar ishte njohur përmes rrjeteve sociale e më pastaj edhe përmes shoqërisë në kuadër të shkollës.

“Në orët e mengjesit të së shtunës vajza e mitur është largu nga shtepia pa dijenin e prindërve dhe është takuar më të dyshuarin, po verzioni I së miturës ka theksu se ka qenë e njoftuar më të më parë nga rrjetet soaciale dhe pastaj edhe përmes shoqëris së përbashkët në ambientet shkollore”, ka thënë Bahri Bislimi nga Qendra për Punë Sociale.

Derisa e mitura po vazhdonte trajtimin e duhur në shtëpinë e  saj, i dyshuari 16- vjecar tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas punonjësit të Qendrës për Punë Sociale në familjen e të dyshuarit një rast i tillë është duke ndodhur për herë të dytë brenda pak muajsh.

“ Para disa muajve e kemi rastin ku vëllai i të dyshuarit poashtu e ka kry të njëjtën veper ndaj një të miture tjetër, familja është zotuar që do të marr masa ndaj fëmijeve të tyre po pas disa muajshë po përseritet rasti I njëjtë nga djali tjetër i kësaj familje”.

Lidhur më rastin në fjalë, po merren edhe organet e drejtësisë, për çka Prokuroria Themelore kanë thënë se kanë nisur hetimet.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika