Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka se në komunën e Prizrenit janë shtuar hic më pak se mbi 40 mijë vota dhe hic më pak se mbi 27 mijë vota, e kështu shpjegon se diferenca totale e keqpërdorimeve është 68 mijë e 17 vota.
“Bëhet fjalë edhe për situate ku vetëm në një vendvotim. Për me pas të qartë gjithçka ka ndodhur në Qendrën Komunale të Numërimit, vetëm në një vendvotim numri i manipuluar ka shkuar deri në 2 mijë e 444 vota. Pra, vetëm në një klasë sa kanë votuar qytetarët janë manipuluar 2 mijë e 444. Por mund ta them se në regjionin tonë është vetëm një vendvotim, vetëm një klasë që ka dalë e pakeqpërdorur, e që ka dalë zero”, shpjegoi ai.
Gjithë manipulimi Kryeziu thotë se nuk mund të ketë ndodhur pa kompromisin edhe të komisionerëve që kanë qenë të deleguar nga katër partitë më të mëdha politike.
“Për të pas më të qartë po flasim për Komunë e Prizrenit ku janë shtuar hiç më pak se 40 mijë e 497 vota, dhe janë hequr hiç më pak se 27 mijë e 520 vota. Pra diferenca totale e keqpërdorimeve është 68 mijë e 17 vota. Pra po flasim për një organizim, për dashje direkte për të përmbytur rezultatin, po flasim edhe për përmbytje të vullnetit të qytetarëve, do të ishte e pamundur të ndryshoheshin gjithë këto vota po të mos kishte kompromis të të gjithë komisionarëve atyre që kanë qenë të deleguar nga katër partitë më të madh politike”, tha ai.