Digjen lokalet e nënkryetares së Zveçanit, akuzon Listën Serbe dhe “Brigadën e Veriut”

Një tjetër ngjarje kriminale ka goditur të enjten pas mesnate veriun e Kosovës.

Cak i sulmit të bandave kriminale ishte nënkryetarja e Komunës së Zveçanit, Natasa Tomaniq dhe pronat e saj private.

Dy lokalet e saj, që janë pak metra nga shtëpia ku jeton, janë djegur e janë shkatërruar.

Ajo këtë sulm po e ndërlidh me përfshirjen në institucionet e Kosovës.

“Unë jam nënkryetare e komunës së Zveçanit, shumë serbëve i kam ndihmuar që të fillojnë punën në komunë, gjithashtu shumë serbëve u kam ndihmuar me ndihma të tjera të ndryshme në kuadër të komunës por kjo është e ditur që disa serbëve nuk po i konvenon që serbët të punësohen në institucionet e Kosovës”, ka thënë Tomaniq.

Dyshimet e para i ka në dy organizata. Tek Lista Serbe dhe të organizata e shpallur terroriste nga shteti i Kosovës, Brigada e Veriut.

“Nuk mundet të akuzoj askënd personalisht  por sipas meje nuk është askush tjetër pos Listës Serbe ose Brigadës së Veriut sepse ata janë qartazi kundër punësimit të neve serbëve nëpër institucionet e Kosovës por një gjë nuk po mundem ta kuptoj, si ka mundësi t’i pengoj që ne të punësohemi nëpër institucione të Kosovës ndërsa ata vet bëjnë kërkesë që të kthehen nëpër institucione kosovare”, ka shtuar ajo.

Për këtë menjëherë ishin njoftuar Policia e Kosovës, të cilët po dyshojnë që zjarri ishte i qëllimshëm.

“Në orët e hershme të mëngjesit dyshohet që ka ndodhë një zjarr që dyshojmë që është i qëllimshëm pra zjarrvënie ku një lokal është dëmtu e dëmet janë të konsiderushme, dëmet janë materiale dhe tani jemi duke punu në ndriçim të rastit por nuk kemi të dyshuar”, ka thënë Elshani.

Për rastin ka reaguar edhe kryeministri, Albin Kurti, i cili për ‘aktin kriminal, terrorist e qyqar’ tha se pret reagim edhe nga ambasadorët e QUINT-it e ai i BE-së.

“Përgjigjja ndaj akteve të tilla dhe personave përgjegjës është sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës. Kurse ndaj serbëve të Kosovës që vazhdojnë të përballen me dhunën fizike e psikologjike dhe kërcënimet e vazhdueshme, është mbështetja e inkurajimi për të plotësuar deri në fund vullnetin e tyre”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika