Digjen tri vetura të tjera me targa RKS në veri

Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Blerim Vela ka njoftuar se janë djegur edhe tri vetura të tjera me targa RKS në veri

Foto nga arkiva

Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Blerim Vela ka njoftuar se janë djegur edhe tri vetura të tjera me targa RKS në veri.

“3 makina të tjera janë djegur në Leposaviq. Të diskredituara dhe me mbështetjen e pakësuar nga serbët e Kosovës, strukturat ilegale të Serbisë po përdorin taktika kriminale dhe terrorizuese”, ka shkruar Vela në Twitter.

Vela ka thënë se sundimi i ligjit do të mbizotërojë dhe “çdo fajtor do të sillet para drejtësisë. Regjimi piromane i Vuçiqit do të dështojë”.

 

Kujtojmë që Policia e Kosovës dje ka bërë të ditur se pas mesnatës të së enjtes, është raportuar për djegie të veturave në veri, të cilat ishin të regjistruara me targa RKS.

Sipas njoftimit të Policisë, tri veturat pronarët e të cilave kanë qenë të nacionalitetit serb, janë djegur në Zveçan, ndërsa dy të tjerat në Mitrovicë të Veriut.

“Më 31 mars 2023 pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se nga persona të panjohur janë djegur edhe tri vetura që iu përkasin viktimave të nacionalitetit serb, të cilat kanë qenë të parkuara njëra në rrugën ‘Kral Milutin’- Zveçan, tjetra në rrugën ‘Ivo Lola Ribar’- Mitrovicë Veri, si dhe e treta në rrugën ‘Vlade Çetkoviq’- Mitrovicë Veri. Pas dy veturave të djegura me datën 30.03.2023 në veri të vendit, pas mesnatës së datës 31.03.2023, iu është vënë zjarri edhe tri veturave të tjera, të cilat iu përkasin viktimave të nacionalitetit serb, e të cilat ishin regjistruar me targa të Republikës së Kosovës (RKS)”, thuhej në njoftimin e policisë.

 

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika