Digjet gjeneratori i ministrisë së infrastrukturës, nuk dihen shkaqet

Përdorimi i gjeneratorëve të energjisë elektrike është shpeshtuar shkaku i reduktimeve. Por një gjenerator i Ministrisë së Infrastrukturës, të martën u djeg plotësisht, e situata, sipas zjarrfikësve që intervenuan, ishte me mjaft rrezik

Zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Tymi i zjarrit në orët e mesditës alarmoi banorët afër ndërtesës së Ministrisë së Infrastukturës në kryeqytet.

Thirrjes për ndërhyrje që u bë rreth rreth orës 11 e 30, zjarrfikësit nga Stacioni Qendër i’u përgjigjën pak minuta më vonë, e që sipas tyre, nuk ishte një situatë e lehtë.

“Kur kemi ardhë këtu çdo gjë ka qenë në flakë. Rrreziku më i madhë që jemi përballur këtu ka qenë edhe këtu ishte rryma nga gjeneratori. Fillimisht e patëm të vështirë të e ndalim gjeneratorin tjetër i cili prodhonte rrymë.”, ka deklaruar në vendin e ngjarjes për RTV Dukagjini, Behar Shala, Shef i ndërrimit.

Edhe në kohën sa fliste shefi i ndërrimit zona ndodhej në rrezik.

“Tash për momentin kemi rrjedhje prej rezervuarit të gjeneratorit derivatin e naftës. Kështu që tash e kemi ndalur rrjedhjen dhe po presim të na sjellin një material për me e hedhë përmbi derivat”, shprehet Shala.

Në momentet kur Shala e përfundoi fjalimin u lokalizua edhe rreziku i fundit. Në rrjedhën e naftës u hodhë mbetje e drurit të bluar, apo siç njihet “byk” i drurit. Nga djegia e agregatit, sipas policisë, nuk ka pasur dëme të tjera materiale e as të lënduar.

“Rreth orës 11:30 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në në rrugën Fazli Grajçevci në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar, bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar.”, thuhet në përgjigjen e Policisë Rajonale të Prishtinës.

Sa i përket shkaqeve që kanë dërguar në ndezjen e zjarrit nuk ka pasur asnjë informacion nga Policia ose Zjarrfikësit.

Ndërkohë qytetarët e kësaj zone treguar se rryma ishte ndalur në orën 10:30. Ndërkaq gjeneratori ishte përfshirë nga zjarri rreth një orë më vonë.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika