Një kamion ka marrë flakë në autostadën “Ibrahim Rugova” përkatësisht në Duhël.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizreni, Shaqir Bytyqi.
“Me datën 08.04.2026, rreth orës 12:25, Policia ka pranuar informatën se një kamion është përfshirë nga zjarri në relacionin Suharekë–Duhel (në autostradë). Radiobaza ka njoftuar Stacionin Policor në Suharekë për të dërguar zjarrfikësit, si dhe një patrullë policore në vendin e ngjarjes. Për incidentin është informuar edhe njësiti patrullues i autostradës”, tha Bytyqi.
Bytyqi, ka thënë se nga ky rast nuk ka persona të lënduar – por shoferi i kamionit dhe një pasagjer kanë kërkuar ndihmën e mjekëve pasi janë shqetësuar.
“Lidhur me rastin, një qytetare ka kërkuar edhe ndihmën e Ekipit të Urgjencës, pasi ngasësi i kamionit dhe një pasagjer, megjithëse nuk kanë pësuar lëndime, janë në gjendje të shqetësuar. Stacioni Policor është njoftuar që të orientojë Ekipin e Urgjencës drejt vendngjarjes”, u shpreh Bytyqi për Dukagjinin.