“Diktatura po instalohet”, Musliu e PDK-së i bën thirrje qeverisë që ta ndalojë presionin ndaj mediave dhe administratës publike

"Një nga arsyet e zbrazjes së Kosovës është diktatura e instaluar nëpër institucionet e Kosovës nga ministra të paaftë dhe mediokër. Kosovës po i ikin sot kuadrot më të mira"

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën e Kuvendit të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që ta ndalojë dhunën dhe presionin ndaj punëtorëve të administratës dhe ndaj mediave.

Ajo tha se lufta e pushtetit aktual ndaj secilit që ka guxim të qëndrojë drejt sot është e paprecedentë, duke shtuar se “diktatura e instaluar” nëpër institucione është njëra ndër arsyet e zbrazjes së Kosovës.

“Sot i bëj thirrje qeverisë ta ndalë dhunën dhe presionin ndaj punëtorëve të administratës dhe ndaj mediave, sepse Kosova po zbrazet. Një nga arsyet e zbrazjes së Kosovës është  diktatura e instaluar nëpër institucionet e Kosovës nga ministra të paaftë dhe mediokër. Kosovës po i ikin sot kuadrot më të mira. Gra e burra, djem e vajza, të cilët nuk duan te vdesin brenda vetes duke heshtur e duke u strukur qosheve të institucioneve, duke u përballur me ministra kukulla, me ministra që kanë mbushur kabinetet me militantë të frustruar të VV-së”, ka thënë Musliu.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika