Disa kantone të Zvicrës ndalojnë mjetet piroteknike pas tragjedisë në Crans-Montana

Kantoni zviceran i Valais ka ndaluar mjetet piroteknike në të gjitha ambientet publike të mbyllura, pas zjarrit shkatërrues në një bar në natën e Vitit të Ri, ku humbën jetën 40 persona dhe u plagosën 116 të tjerë.

Autoritetet thanë se secili nga viktimat do të marrë një pagesë emergjente prej 10,000 frangash zvicerane ndërsa po krijohet edhe një fond për mbledhjen e donacioneve, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Edhe kantoni i Gjenevës njoftoi ndalimin e mjeteve piroteknike në ambientet e brendshme, disa ditë pasi Vaud u bë rajoni i parë nga 26 kantonet e Zvicrës që mori një vendim të tillë.

Zjarri në barin Le Constellation, në resortin e skive Crans-Montana, besohet se ka nisur kur fishekzjarre të vogla të lidhura me shishe shampanje i vunë flakën shkumës izoluese akustike në tavan.

Autoritetet kanë pranuar se bari nuk kishte kaluar kontrolle sigurie për pesë vjet.

Dy bashkëpronarët e Le Constellation, çifti francez Jacques dhe Jessica Moretti, janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia, dëmtime trupore nga pakujdesia dhe zjarrvënie nga pakujdesia.

Jacques Moretti po mbahet në paraburgim për një periudhë fillestare prej 90 ditësh. teksa bashkëshortja e tij është detyruar të dorëzojë pasaportën dhe të paraqitet çdo ditë në polici.

Lajmi se bari nuk ishte inspektuar për pesë vjet ka tronditur familjet e viktimave, shumica e të cilëve ishin të rinj – tetë prej tyre ishin nën moshën 16 vjeç.

Shumë nga të plagosurit kanë djegie të rënda teksa tetëdhjetë persona vazhdojnë të jenë të shtruar në spitale në Zvicër dhe në vende të tjera evropiane.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika