Dita botërore kundër diabetit, IKSHPK me udhëzime se si ta parandalojmë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Ditën botërore kundër diabetit ka njoftuar se diabeti se është një sëmundje kronike metabolike që karakterizohet me nivele të larta të glukozës në gjak (sheqerit në gjak), e cila me kalimin e kohës çon në dëmtime serioze të zemrës, enëve të gjakut, syve, veshkave dhe nervave

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Ditën botërore kundër diabetit bën të ditur se është një sëmundje kronike metabolike që karakterizohet me nivele të larta të glukozës në gjak (sheqerit në gjak), e cila me kalimin e kohës çon në dëmtime serioze të zemrës, enëve të gjakut, syve, veshkave dhe nervave.

IKSHPK, përmes një postim në rrjetin social “Facebook”, ka theksuar se tipi më i zakonshëm i diabetit është i tipit 2, zakonisht te të rriturit, i cili shfaqet kur trupi bëhet rezistent ndaj insulinës ose nuk prodhon mjaftueshëm insulinë.

“Në tri dekadat e fundit, prevalenca e diabetit të tipit 2 është rritur në mënyrë dramatike në të gjitha vendet pa dallim nga niveli i të ardhurave. Më shumë se 500 milionë njerëz aktualisht jetojnë me diabet në të gjithë botën”, thuhet më tej.

IKSHPK po ashtu njofton se qasja në insulinë dhe kujdesin për diabetin mbetet sfidë për shumë njerëz, gjersa mbikëqyrja e sheqerit-glukozës në gjak është një komponent themelor i kujdesit për diabetin.

Në kuadër të masave për parandalimin e diabetit, Instituti thekson se diabeti i tipi 2 në 50 për qind të rasteve mund të parandalohet.

Po ashtu, kryerja e kontrolleve të rregullta të sheqerit në gjak, 1 herë në vit nëse bën pjesë në grupin e të rrezikuarve, ndërkaq persona tjerë 1 herë në 3 vjet.

Po ashtu, rekomandohet kontrolli i rregullt i tensionit të gjakut, mbajtja e peshës nën kontroll, aktivitet fizik, përdorimi i ushqimeve të pasura me fibra etj.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika