“Dita e Forcës”, FSK-ja fton qytetarët që të hënën t’i vizitojnë kazermat

Të hënën që po vjen shënohet "Dita e Forcës", e me këtë rast Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka ftuar qytetarët që t'i vizitojnë të gjitha kazermat e FSK-së, ku do të ekspozohen pajisje që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së

Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), me rastin e “Ditës së Forcës”, të hënën e 27 nëntorit, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 13:00 do të organizojnë “Ditën e Hapur”.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se manifestimi qendror do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në Kosovë.

Njoftohet se deklarimi për media i personaliteteve të larta shtetërore, me rastin e kësaj dite, do të bëhet nga ora 11:50-12:10.

“Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 19:00, Ministria e Mbrojtjes ka ftuar qytetarët të pasqyrojnë koncertin e bendit frymor të FSK-së dhe të Filarmonisë së Kosovës, që do të mbahet në Sallën e Kuqe – Pallati i Rinisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika