Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar qytetarët për ditën e parë të pranverës, duke realizuar një aktivitet simbolik së bashku me fëmijët e kryeqytetit.
Ai ka bërë të ditur se, në shënim të kësaj dite, janë mbjellë lulet e para për këtë sezon, një veprim që sipas tij synon jo vetëm zbukurimin e qytetit, por edhe edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e hapësirave publike.
Rama theksoi se përmes aktiviteteve të tilla synohet zhvillimi i kulturës së të përbashkëtës dhe kujdesit për ambientin.
“Urime dita e parë e Pranverës. Bashkë me fëmijët e kryeqytetit kemi mbjellë lulet e para për këtë sezon. Kjo, përveç tjerave, është zhvillim i kulturës së të përbashkëtës dhe kujdesit për hapësirën publike. Fëmijët duhet me u rrit duke e ditë që hapësira publike është e përbashkët. Ajo është e jona, prandaj duhet me e mbrojt, me u kujdes për të dhe me e respektu çdo ditë”, ka shkruar Rama.