Dita ndërkombëtare për eliminimin e diskriminimit racor, Qeveria e Kosovës: Mbetemi të përkushtuar për respektimin e diversitetit

Qeveria e Kosovës në ditën ndërkombëtare për eliminimin e diskriminimit racor ka thënë se "mbetet e përkushtuar për respektimin e diversitetit, krijimin e mundësive të barabarta dhe gjithëpërfshirjen e çdo qytetari në vendin tonë"

Qeveria e Kosovës

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për respektimin e diversitetit, krijimin e mundësive të barabarta dhe gjithëpërfshirjen e çdo qytetari në vendin tonë”.

Kështu ka shkruar Qeveria e Kosovës në ditën ndërkombëtare për eliminimin e diskriminimit racor.

“Jemi bashkë në angazhimet tona që askujt të mos i mohohen të drejtat për shkak të diskriminimit në bazë të racës, gjinisë, orientimit seksual, etnisë, gjuhës, besimit fetar, aftësisë së kufizuar, opinionit politik, origjinës kombëtare ose sociale”.

“Prandaj, në këtë ditë, e çdo ditë tjetër, le të rrisim ndërgjegjësimin dhe veprimet tona për parandalimin dhe eliminimin e diskriminimit në të gjitha format e tij”, thuhet tutje në postimin e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria njofton se platforma Kombëtare për Mbrojtjen nga Diskriminimi ofron qasje të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe në veçanti për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika