‘Ditës së Mollës dhe punëtorëve’- Ferati: Kovraga, lider për cilësi dhe sasi në prodhimin e mollës në Kosovë

Ilir Ferati, kandidat i LDK-së për kryetar të Istogut, ka ndarë pamje përmes një vedomesazhi nga festimi i Ditës së Mollës dhe punëtorëve në fshatin Kovragë, ku u shënua edhe Dita e Mollës.

Në fjalën e tij, Ferati u shpreh se ndjehet i nderuar dhe krenar që Kovraga është bërë shtëpi e prodhimit cilësor, duke e vendosur komunën e Istogut në krye të kultivimit të mollës në nivel të Republikës së Kosovës.

“Përshëndetje për të gjithë, e në veçanti për fermerët tanë të dashur të fshatit Kovragë, si dhe një përshëndetje të veçantë për pjesën e fëmijëve që kanë ardhur nga çerdhja ‘Lulet e jetës’ në Vrellë – mendoj se është komponenta më e këndshme e kësaj dite”, tha Ferati.

Ai shtoi se fermerët e Kovragës nuk e kanë kultivimin e mollës vetëm si një detyrë sezonale, por si një traditë që e ka dalluar Istogun si vend të cilësisë dhe sasisë në prodhim.

Të fundit nga rubrika