Djegia e veturave në veri shihet si tendencë për të penguar zgjedhjet

Teksa kanë mbetur më pak se 1 muaj kohë që qytetarët që kanë targa ilegale t’i kthejnë ato në RKS, 5 vetura të tjera me të tilla targa, janë djegur në veri në dy ditët e fundit. Disa nga kandidatët për kryetar komunash në këtë pjesë, e edhe analistët thonë se e gjithë bëhet edhe për të tensionuar situatën në prag të zgjedhjeve për kryetar të komunave

Pamje të djegies së veturave në veri më 30 mars 2023

Kjo është njëra nga pesë veturat që iu vu flaka brenda dy ditësh në komunat veriore të Kosovës.

Arsye sipas Policisë është konvertimi i targave ilegale në ato të Kosovës, derisa kanë treguar se janë duke punuar në identifikimin e kryerësve të këtyre krimeve.

“Me 31 mars 2023 pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se nga persona të panjohur janë djegur edhe tri vetura që iu përkasin viktimave të nacionalitetit serb, të cilat kanë qenë të parkuara njëra në rrugën “Kral Milutin”- Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar”- Mitrovicë Veri, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”- Mitrovicë Veri. Pas dy veturave të djegura me datën 30.03.2023 në veri të vendit, pas mesnatës së datës 31.03.2023, iu është vënë zjarri edhe tri veturave të tjera, të cilat iu përkasin viktimave të nacionalitetit serb, e të cilat ishin regjistruar me targa të Republikës së Kosovës (RKS). Sikurse edhe në rastin e parë, edhe në rastin e dytë, pas pranimit të informacioneve, njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes duke angazhuar njësitë kompetente policore, përfshirë forenzikën, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet njoftim.

Të tilla raste kishe pasur edhe vitin e kaluar, gjatë kohës sa Qeveria tentonte t’i largonte nga qarkullimi targat ilegale serbe por Prokuroria në Mitrovicë nuk ka ofruar përgjigje për televizionin nëse ndonjë nga to është zbuluar.

Incidentet e tilla, sipas analistit Nexhmedin Spahiu janë tendencë për të tensionuar situatën në prag të zgjedhjeve për kryetar të komunave në këtë pjesë.

“Sigurisht që janë tensionim i sistautës dhe kjo është një shenjë që Lista Serbe nuk do të lejojë që të mbahen zgjedhjet në veri, pa Listën Serbe edhe ata natyrisht se nuk do marrin pjesë, pa marrveshje paraprake…Policia e Kosovës duhet të tregohet e zoja ti arrestojë ata të cilët e bëjnë këtë gjë, duhet të ketë bashkëpunim më tepër me agjencitë e intelegjencës të huaja”, ka thënë Spahiu.

Njëjtë mendon edhe kandidati për kryetar në komunën së Zubin Potokut nga PDK, Izmir Zeqiri, i cili thotë se grupet kriminale po mundohen të krijojnë një situatë të pasigurt.

“Kryesisht lidhet edhe me zgjedhet sepse këtu cdo gjë, përpjekjet janë për të penguar cdo gjë, kryesisht jurdike institucionale që shtë me rregulla të Kosovës, lidhen me zgjedhje të lira, frika e qytetarëve ata që mund të dalin në zgjedhje, nuk bëhen vetëm rastësisht por kanë plan”, ka thënë Zeqiri.

Por, mendim tjetër ka kandidati për kryetar të komunës se Mitrovicës së Veriut, nga Iniciativa Qytetare “Mitrovica”.

“Nuk besoj që ka të bëjë me zgjedhjet, sic e ceka dmth është normale në cdo qytet ka edhe asi njerëz që janë kriminel dhe që djegin vetura, dhe vjedhin, por këtë situatë besoj që institucionet e sigurisë, ata do të përgjigjen, nëse institucionet kompetente do ta kryejnë punën e vetë, besoj që qytetarët nuk kanë pse të brengosen”, Betim Osmani.

Qeveria e Kosovës, vitin e kaluar mori vendim që të mos lejojë targat ilegale që prodhohen në Serbi, por që ky vendim u shty për tu zbatuar këtë vit.

Qytetarët e veriut, kanë kohë deri më 21 prill që të konvertojnë ato në targa të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika