“Do ta bëjmë këtë për ty” – Rashiq tregon se si Kurti vendosi t’ia transferonte Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka treguar se gjatë bashkëpunimit me kryeministrin Albin Kurti ka pasur edhe kundërshtime të hapura.

Megjithatë, një nga vendimet më të rëndësishme që sipas tij u realizua ishte regjistrimi i 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit.

Rashiq në një intervistë për “Radio Gorazhdevcin” ka treguar se Kurti i kishte thënë se po merrte vendimin “shkaku i tij”.

“Do ta them, ndoshta edhe pa modesti, por kjo ndodhi falë këmbënguljes sime… Kryeministri më telefonoi para mbledhjes së Qeverisë dhe më tha: ‘Kam menduar shumë për këtë. Do ta bëjmë, por ta dish – për shkak teje”, ka theksuar Rashiq, transmeton Kossev.

Qeveria e Kosovës mori këtë vendim më 13 mars 2024, ndërsa Agjencia Kadastrale e Kosovës regjistroi tokën disa ditë më vonë. Çështja e pronësisë për këto 24 hektarë tokë dhe pyje kishte zgjatur nga viti 2000 deri në vitin 2016, kur Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të Manastirit.

Gjithashtu, Rashiq ka folur edhe për Ligjin për të huajt, i cili pritet të zbatohet plotësisht më 15 mars.

Ai ka theksuar se “s’do të ketë deportime”, por ka shtuar se “duhet ndaluar vakumi institucional”.

Hoti: Deklarata e Rashiqit e zhvesh plotësisht Kurtin nga retorika e tij mashtruese

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika