Dodik akuzon përfaqësuesit boshnjakë që takuan Kurtin

Presidenti i Republikës Sërpska në Bosnjë, Milorad Dodik, e ka quajtur kërcënim për sovranitetin e Bosnjë dhe Hercegovinës takimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati në Paris me kryetarin e Presidencës së BeH-së, Zheljko Komshiq dhe anëtarin Denis Beqiroviq

Presidenti i Republikës Sërpska në Bosnjë, Milorad Dodik, e ka quajtur kërcënim për sovranitetin e Bosnjë dhe Hercegovinës takimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur gjatë të premtës së 10 nëntorit në Paris me kryetarin e Presidencës së BeH-së, Zheljko Komshiq dhe anëtarin Denis Beqiroviq.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim Kurti ka theksuar nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit, përfshirë atë për lëvizjen e lirë me letërnjoftime.

Duke e komentuar këtë takim, Dodiku ka thënë se “Beqiroviqi dhe Komshiqi udhëheqin një politikë hipokrite dhe se takimi i tyre me Kurtin është pjesë e serisë së provokimeve të paramenduara”.

Ai ka thënë se Komshiqi dhe Beqiroviqi janë të gatshëm “ta njohin atë që s’e njeh Bosnja dhe Hercegovina”.

“Në rastin e BeH-së, ata përpiqen t’i japin leksione presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për integritetin territorial dhe sovranitetin, dhe kur bëhet fjalë për provincën jugore serbe, ata ‘e harrojnë’ këtë dhe sulmojnë direkt integritetin e Serbisë”, ka thënë Dodik për “Srna”.

“Gjithashtu kur përmendet bashkimi paqësor i Bosnje e Hercegovinës, ata kanë gojën plot për sovranitet dhe ‘shtetin’ e Bosnje dhe Hercegovinës, por janë të gatshëm të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Serbisë”.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika