Dodik ngre kallëzim penal kundër përfaqësuesit ndërkombëtar në Bosnje

Milorad Dodik, presidenti i entitetit të dominuar nga serbët në Bosnje dhe Hercegovinë, ka ngritur kallëzim penal kundër [Përfaqësuesit të Lartë Christian] Schmidt

Milorad Dodik, presidenti i entitetit të dominuar nga serbët në Bosnje dhe Hercegovinë, Republika Srpska, ka ngritur kallëzim penal kundër [Përfaqësuesit të Lartë Christian] Schmidt në Prokurorinë Publike të Qarkut në Banja Luka.

“Kam bërë kallëzim penal kundër [Përfaqësuesit të Lartë Christian] Schmidt në Prokurorinë Publike të Qarkut në Banja Luka sepse ai ka kohë që merret me punët e përfaqësuesit të lartë pa autorizim, për të cilin, nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka shkruar Dodik në Twitter.

Ai ka pretenduar se “me qëllimin për të shkaktuar dëme në Republikën Srpska, Schmidt paraqitet në mënyrë të rreme si një zyrtar, duke e ditur se ai nuk ishte emëruar në përputhje me Aneksin 10 të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit”.

Sipas marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995, Schmidt ka fuqinë të imponojë ligje si interpretuesi përfundimtar i kushtetutës së shtetit, megjithëse vendimet e tij mund të shqyrtohen dhe vihen në dyshim nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës, nëse Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) miraton.

 

 

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika