Dogana e Kosovës konfiskon mallra me vlerë mbi 100 mijë euro

Nëpërmjet një njoftimi Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë të premtes së 4 nëntorit ka zbuluar dhe ka kapur mallra me vlerë mbi 100 mijë euro, në dy raste të ndara

Mallrat e sekuestruara nga Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë të premtes së 4 nëntorit ka zbuluar mallra të kontrabanduar me vlerë me vlerë mbi 100 mijë Euro, në dy raste të ndara.

Në njoftim thuhet se rasti i parë ka ndodhur me një dërgesë në kontejner me mallra të deklaruara si produkte bujqësore, të cilat lirohen nga detyrimet tatimore, ndërsa që bazuar në bashkëpunimin e zyrtarëve doganor të Shqipërisë dhe Kosovës në Portin e Durrësit është hasur në gjenerator me fuqi prej 15 KW në sasi prej 50 copë dhe pompa uji në sasi prej 100 copë.

Ky mall është ndaluar dhe është iniciuar procesi për ndjekje penale të personave përgjegjës.

Ndërkaq, në rastin e dytë dogana bazuar në informata ka ushtruar një kontrollë në një ndërtesë në zonën industriale të Prishtinës, ku ka gjetur sasinë prej 866 litra pije me përmbajtje alkoolike, m ç’rast malli është sekuestruar dhe është iniciuar ndjekja penale ndaj peronit/ave përgjegjës.

Në njoftim thuhet se Dogana e Kosovës ka rritur nivelin e kontrollove të bazuar në analizuara dhe shkëmbim ndërkombëtar të informacionit.

“Dogana e Kosovës ka rritur nivelin e kontrolleve të bazuar në analiza dhe shkëmbim ndërkombëtarë të informacionit, si dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe institucionet e Kosovës, e cila ka mundësuar që zbulimi i mallrave të kundërligjshme të dyfishohet në krahasim me vitin paraprak dhe të hyrat të rriten me përqindje mbi tre herë mbi normën e rritjes ekonomike. Dogana do të vazhdojë të zbatoj kontrolle të detajuara përfshirë kontrollet pas importit sipas autorizimeve ligjore, andaj apelojmë tek të gjithë tregtarët që të shmangin praktikat e kundërligjshme dhe të bashkëpunojnë me Doganën për të siguruar trajtim të barabartë ligjor, për ekonomi të shëndoshë të tregut”, thuhet në njoftim.

Mallrat e sekuestruara Dogana e Kosovës

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika