Dogana konfiskon medikamente të kontrabanduara

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë kryer disa kontrolla në nëntë barnatore, ku janë gjetur medikamente të kontrabanduara

Pamje nga medikamentet e konfiskuara nga Dogana e Kosovës

Përmes një njoftimi në rrjetin social ‘Facebook‘, thuhet se Njësitet e Doganës së Kosovës kanë kryer disa kontrolla në disa barnatore, ku janë gjetur medikamente të kontrabanduara.

Në njoftim thuhet se njësitet e Doganës së Kosovës kanë organizuar kontrolla në nëntë barnatore, në të cilat janë gjetur barna/medikamente të kontrabanduara nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Lokacionet e barnatoreve ishin në Graçanicë, Ranilluk, Shtërpcë si dhe lokacione tjera.

Duhet theksuar se në gjashtë barnatore është hasur në 1 mij artikuj produkte farmaceutike/barna të kontrabanduara.

Pas kontrollave, të gjitha produktet janë konfiskuar.

Njësitet e Doganës kanë njoftuar se ka filluar procedura kundërvajtëse për rastin.

Pamje nga medikamentet e konfiskuara nga Dogana e Kosovës

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika