Dogana e Kosovës ka ndaluar një automjet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj që po transportonte 100 paketa të produkteve botox dhe filler, pa origjinë dhe dokumentacion të duhur, me vlerë prej rreth 9,479 eurosh.
Hetimet e para tregojnë se produktet u futën në Kosovë përmes rrugëve ilegale, duke shmangur kontrollin doganor dhe duke mos respektuar kushtet e ruajtjes që kërkohen për këto lloje mallrash.
Sipas Doganës, përdorimi i këtyre produkteve pa certifikim dhe në kushte të papërshtatshme paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e qytetarëve.
Njësitë operative po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit.