Dokumentet e Kongresit zbulojnë kontaktet e shpeshta mes filozofit Noam Chomsky dhe Jeffrey Epstein

Dokumente të publikuara së fundmi nga Kongresi i SHBA-së, të cituara nga The Guardian, zbulojnë se filozofi dhe gjuhëtari i njohur amerikan, Noam Chomsky, kishte pasur kontakte shumë më të shpeshta dhe më të gjera me financierin Jeffrey Epstein sesa ishte bërë e ditur më parë.

Epstein, i cili vdiq në burg në vitin 2019 ndërsa priste gjyqin për akuzat e pedofilisë dhe trafikimit seksual, rezulton se ka zhvilluar takime të rregullta dhe të gjata me Chomskyn, duke diskutuar tema të ndryshme – nga financat e deri te muzika.

Në një letër mbështetëse të titulluar “Për këdo që mund t’i interesojë”, Chomsky shpjegon se ishte njohur me Epstein rreth gjashtë vite para vitit 2017, kur ai filloi detyrën si profesor laureat në Universitetin e Arizonës. Ai i përshkruan takimet si të rregullta dhe me vlerë të madhe, duke i quajtur “një përvojë me vlerë të paçmueshme”.

Sipas dokumenteve, Epstein e ka ndihmuar Chomskyn të kuptojë “hollësitë e sistemit financiar global” në mënyra që, sipas letrës, “as shtypi i biznesit dhe as botimet tregtare nuk arrinin t’i shpjegonin”.

Një episod i përmendur në dokumente tregon se, gjatë një diskutimi mbi Marrëveshjet e Oslos, Epstein telefonoi menjëherë diplomatin norvegjez që i mbikëqyrte ato, për të mundësuar një bisedë të drejtpërdrejtë me Chomskyn. Ai gjithashtu i organizoi gjuhëtarit një takim me ish-kryeministrin izraelit Ehud Barak, një figurë për të cilën Chomsky kishte shkruar më herët.

Noam Chomsky, sot 96 vjeç, jeton në Brazil me bashkëshorten e tij, Valeria Wasserman, ku është zhvendosur pas një goditjeje në tru që pësoi në vitin 2023.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika