Donald Veshaj, i cili ishte pjesë e BigBrotherVip, ka folur më shumë rreth lojës së vëllait të tij, Romeo Veshajt.
Donaldi i ftuar në FanClub, ka folur më shumë se si e sheh Romeon brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Sipas tij, Romeo është njeri shumë i ndjeshëm dhe nuk i bën për lojë.
“Romeo nuk e ka për lojë, është shumë i ndjeshëm, nuk e ka pjesë të show-it. Është njeri emocional. Romeos mund t’i thuash është lojëtar i dobët apo çfarëdo, por nuk është djalë i keq,” u shpreh Donaldi.
Ndërsa, për pjesën e ndjekjes në Instagram me Heidin, ai tha se nuk ka informacione se kush i’a menaxhon rrjetet sociale Heidit, e se kësaj nuk i kushton shumë rëndësi.
Teksa për takimin e Heidit me prindërit e Romeos gjatë prime-it të mbrëmjes së kaluar, Donaldi ka bërë të ditur se ata nuk kanë qenë në dijeni se do e takojnë Heidin.
“Heidi është një vajzë e rritur në Itali dhe ka një mentalitet tjetër. Prindërit e mi nuk e dinin, menduan se do takonin vetëm Romeon dhe jo Heidin,” u shpreh ai.